Ramës i bie ushtari i radhës, ikën Engjëll Agaçi/ Syri Tv mëson se Agaçi ishte larguar prej muajsh

Engjëll Agaçi një , një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të kryeministrit Edi Rama në 12 vitet e fundit është larguar nga posti i Sekretari të Përgjithshëm i Kryeministrisë. Syri Tv mëson se largimi nga detyra ka ndodhur para disa muajsh, teksa në vënd të tij është emëruar Elsonida Rama, ndërkohë shefe  kabineti në Kryeministri është emëruar Vilma Guri. Engjëll Agaci ka pasur telashe me drejtësinë edhe është thirrur në SPAK për disa çështje, mes atyre afera e inceneratorëve dhe AKSHI-t.

SYRI TV

Sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Kryeministrit Edi Rama në 12 vitet e fundit  është larguar nga detyra.

Syri Tv u interesua pranë Kryeministrisë, teksa burime zyrtare konfirmojnë lajmin e largimit të tij nga detyra.

Sot ka pasur një mbledhje të qeverisë në një takim informal  ku ju janë komunikuar dhe vendimet.

Të njëjta burime bëjnë me dije se largimi i tij nga detyra ka ndodhur disa javë më parë.

Ndërkohë  sipas burimeve pasuesja e tij në këtë post të rëndësishëm është Elsonida Rama, e cila aktualisht mban pozicionin e drejtoreshës së Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë, si dhe është përfshirë në grupin e punës për hartimin e Kodit të ri Penal.

Më herët Rama ka punuar gjithashtu në Kryeministri te drejtoria Juridike. Prezantimi i saj para ministrave është bërë në mbledhjen e sotme.

Ndërkohë Syri Tv mëson se shefe kabineti është emëruar Vilma Guri.

Kujtojmë që Agaci ka pasur telashe me drejtësinë edhe është thirrur në SPAK për disa çështje, mes atyre afera e inceneratorëve dhe AKSHI-t.

Ai është thirrur për aferën e djegësit të Tiranës dhe  për inceneratorin e Tiranës.

Ndërkohë emri i tij doli dhe në investigimin e report si nje ndërmjetës për tokën e përfituar nga ish gjenerali i Antimafias Fabrizio Lisi nga nje i dënuar për trafik ndërkombëtar droge.

Enegjell Agaçi ka punuar për vite me radhë si avokat në Itali, ku ka mbrojtur disa prej personazheve më të njohur të krimit shqiptar në vendin fqinj.

Ndërkohë gazeta prestigjoze italiane, La Repubblica, në një artikull në Prill të 2024 shkruante se Ëngjëll Agaçi ishte kumbari i marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët.