", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2026/February/13/auto_Screenshot_231771019127.jpg", "width": 900, "height": 503 } }

Pas deklaratës së Labit: ‘Gjyshi ka vdekur për shkak të Elijonës’, Olta e revoltuar: I pashpirt, a je në rregull?

Gjatë spektaklit të fundit të Big Brother VIP Kosova, u shfaq një klip ku u dokumentuan përplasjet e rënda mes Labinot Rexhës dhe Elijonës.

Labi përdorte vazhdimisht rastin e familjes së Elijonës, duke thënë: “Kur daja yt ka folur, unë s’flas”, duke iu referuar komenteve që kishte lënë daja i Elijonës në rrjete sociale, ku akuzonte babain e saj për dhunë.

Në një moment tjetër, ai i tha Elijonës: “Ti nënën time e ke bërë të qajë, ndoshta edhe gjyshi, duke më parë mua, se çfarë po përjetoj, ka dhënë shpirt”.

Elijona gjatë spektaklit komentoi: “Labi është njeri aq i keq, që i ndien veten shumë keq dhe për këtë arsye mundohet edhe të tjerët t’i bëjë të ndihen në të njëjtën mënyrë”.

Për këtë situatë pati koment edhe Olta Gixhari: “Unë vetëm një fjali kam për ty: ti je njeri i pashpirt, dhe gabimi yt tjetër është se del në Prime, vishesh me kostum, rregullohesh dhe del e mbron pashpirtësinë tënde”.

Labi iu përgjigj: “Do të thotë ti e favorizon atë që thotë ‘kam me ta marrë shpirtin’?”

Olta shtoi: “Ore, ti a je në rregull? I peshon fjalët e tua? Dhe të thashë Prime-n e kaluar: ti nuk di të luash Big Brother, ti di të luash vetëm me gjëra nga jashtë, dhe këtë po bën. Ky nuk është një reality show ku të luash me familjarët; nëse Elijona të ka lënë pa gjumë, është komplet brenda lojës dhe rregullave”. /Telegrafi

View this post on Instagram

A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)