“Kthehesha në shtëpi duke qarë”, Silva Gunbardhi rrëfen vështirësitë në rrugën drejt suksesit

Hapat e para të çdo profesioni nuk janë asnjëherë të lehta për askënd.

Kur i kujtojmë sot ato që mund t’i kemi kaluar kohë më parë, ndoshta mund të na vijë për të qeshur, por kohë më parë nuk kemi ndjerë të njëjtën gjë.

Edhe këngëtarja Silva Gunbardhi, sot një artiste e afirmuar, ka treguar se sa e vështirë ka qenë rruga për të arritur drejt suksesit.

Në një intervistë për për “Pasditja Ime” në “RTSH1-HD” Silva na ka rrëfyer se pavarësisht peripecive dhe pengesave që është përballur në fillimet e karrierës, nuk e kanë ndalur dhe nuk është penduar për asgjë.

Ajo është shprehur se ka pasur ditë që ktheheshe në shtëpi duke qarë, pasi ka pasur raste që kompozitorët nuk e kanë pritur aspak mirë.

“Sakrifica këto, që përfshijnë disa rrugë vajtje-ardhje Vlorë-Tiranë me autobus, vetëm e vetëm për të marrë një konfirmim, një përkrahje nga kompozitorët e kohës në RTSH, të cilët ka pasur raste edhe kur nuk më kanë pritur dot dhe jam kthyer duke qarë në shtëpi”, u shpreh ajo.