Trajneri i katërt për këtë sezon, presidenti i padurueshëm zgjedh timonierin e ri në Premier Ligë
Vitor Pereira është trajneri i ri i Notingam Forest. “TalkSPORT” raporton se firma në kontratë është hedhur nga pasuesi i Shon Dajç.
Kështu bëhet edhe trajneri i katërt për Notingamin në këtë sezon.
Më parë janë shkarkuar po ashtu Nuno Espirito Santo dhe Anzh Postekoglu.
Pereira ndërkohë afrohet si ish-trajner i Ullvërhempton.
Klubi i Premier Ligë është vendosur në qendër të kritikave, pikëisht për pronarin grek Evangelos Marinakis.
Kjo për shkak të politikave që ky i fundit ndjek ku bie në sy tensioni dhe mungesa e qetësisë.