'Shteti s’mund të bëhet peng i interesave klienteliste'/ Zhupa: Kuvendi të mbledhë menjëherë Këshillin e Mandateve

Në një intervistë për SYRI TV nën moderimin e Edvin Parrucës, deputetja e Ina Zhupa nga Partia Demokratike e Shqipërisë deklaroi se opozita nuk do të lejojë shkeljen e Kushtetutës lidhur me kërkesën e SPAK për imunitetin e zëvendëskryeministres, duke kërkuar mbledhjen e menjëhershme të Këshillit të Mandateve.

Zhupa denoncoi gjithashtu dhunën ndaj deputetit Bledion Nallbati gjatë protestës kombëtare, duke e cilësuar reagimin e policisë disproporcional.

Sa i përket Durrësit, ajo kundërshtoi projektin e hartuar nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, duke e cilësuar të pakonsultuar dhe në dëm të trashëgimisë kulturore e pronave private. Sipas saj, opozita do të vijojë mbështetjen për banorët dhe grupet e tjera në protestë, përfshirë minatorët që kërkojnë statusin e tyre.

Zhupa:

Në fakt po, edhe dje ishte një seancë plenare patjetër me shumë dallgë brenda saj, sepse opozita nuk mund të pranojë kurrsesi që kushtetuta e Republikës së Shqipërisë të shkelet, të trajtohet si një leckë për të fshirë djersët që ju dalin nga kërkesa e SPAK-ut për imunitetin e zëvendëskryeministrit apo të ministrit zotit Balluku. Dhe ajo faktikisht që ne kërkonim dje ishte vendosja e një date se kur do të mblidhet Këshilli i Mandateve, ndërkohë që thanë do presim Gjykatën Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese e ka kryer misionin e saj, megjithëse s'kishte asnjë lidhje po prapë ka mbaruar çështjen dhe zonja zëvendëskryeministre është pezulluar. Tani çfarë e pengon kuvendin për t'u mbledhur dhe për të marrë vendimin për imunitetin e zëvendëskryeministrit. Dhe patjetër që ne do të protestonim brenda kuvendit edhe për atë që ndodhi gjatë protestës kombëtare, për dhunën e ushtruar ndaj deputetit Belind Këlliçit.

Ju e mbani mend shumë mirë se keni pamjet, se si Taulant Balla dhe deputetët e PS-së ju hipnin mbi koka policëve për të kaluar gardhin e KQZ-së dhe asnjë qime s'ju shtyu nga koka e tyre, jo më të bënte ato skena. Ndërsa zoti Këlliçi ishte siç e patë ju pa asnjë gjë në dorë, ishte duke folur ndaj atyre që të mos dhunonin qytetarët dhe ndërkohë e sulmuan jo me një, por me disa forma, që nga shkopi i gomës, tek uji me me piper, tek gazi, gjithçka tjetër që kishin atje dhe ishte komplet disproporcionale dhe një polici...

Dhe këto të dyja ishin, po them, protesta dhe mandati ishin çështje funksore brenda Kuvendit dhe po jashtë Kuvendit. Siç thatë dhe ju me të drejtë, nga protestat më të rëndësishme atje ishte e banorëve të Durrësit, të cilët preken nga projekti i ri.

Është një projekt i cili është bërë në një mënyrë totalisht të pakonsultuar, totalisht kundra interesit publik, që nuk i shërben as turizmit, as zhvillimit të Durrësit, siç supozohet që janë qëllimet e shpallura të projektit, por nga ana tjetër e shkatërron identitetin e Durrësit, shkatërron shtëpitë karakteristike të Durrësit, po shkatërron dhe pronat private të këtyre banorëve që kanë qindra vjet që jetojnë brez pas brezi në ato shtëpi. Ai projekt është bërë nga AADF-ja, nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, është bërë pa shkuar në terren, pa i takuar banorët, pa bërë procesin e konsultimeve, që është i detyrueshëm, sidomos kur bëhet fjalë për shpronësimin, siç do të ndodhin, siç supozohet të ndodhin atje. Ku nuk ka, nuk përputhet realiteti me atë që thotë projekti.

Pra, shtëpi që në projekt duken si shtesa, ndërkohë janë shtëpi karakteristike, të ruajtura, të pandryshuara dhe gjenden të njëjta dhe në dokumentaret e fashiste. Dhe unë e kam ndjekur, e kam ndjekur sepse bëhet fjalë për identitet, për histori, për trashëgiminë, se Durrësi vetë është pjesë e trashëgimisë sonë kulturore, përveç amfiteatrit, edhe shtëpitë karakteristike, që ata në fakt nuk i kanë vënë një gozhdë që mos t’i prishnin autenticitetin dhe këta tani duan t’jau shëmbin. Hajde gjeje një lloj logjike, pse një shtëpi që duhet të ishte e mbrojtur nga shteti dhe nuk i lejohej të bënte asnjë rikonstruksion, sepse quhej brenda një zone të mbrojtur, të pashëmbulluar, të vlerave historike, tani duhet të shëmbet.

Dhe me të drejtë, qartësisht ata kanë të drejtë të protestojnë. Unë kam vajtur në Durrës, i kam vizituar afër banesat, kemi bërë seancë dëgjimore në komision, kam drejtuar disa letra dhe shkresa të cilat i kam vënë pastaj në dispozicion edhe banorëve, kam bërë interpelancë me ministrin Gonxhja dhe vazhdoj ta ndjek çështjen sepse kanë të drejtë dhe shteti nuk mund të kthehet në peng të një privati për interesa klienteliste dhe t’i bjerë në qafë të gjithë qytetarëve, t’i bjerë në qafë edhe Durrësit vetë, se Durrësi nuk do të jetë i njëjti duke shkatërruar shtëpitë karakteristike të Durrësit me defekt për të bërë ndërtime.

Dhe patjetër që ne i mbështesim dhe do t'i mbështesim deri në fund, ashtu siç mbështesim minatorët. Ju e patë se si patëm një përqasje në komisione për t'i krahasuar minatorët e Ballshrinës, edhe për të bërë qëndrime nga më qesharaket atje për të mos i dhënë statusin, ndërkohë që Partia Demokratike e ka thënë, është krah atyre dhe ata e meritojnë plotësisht statusin e minatorit. Pra ne jemi në krah të qytetarëve që protestojnë për të drejtat e tyre.