Deklarata e çuditshme e Luis Enrike: Më pëlqejnë lojtarët e paqëndrueshëm si fituesi i ‘Topit të Artë’

Dembele dha një tjetër performancë të jashtëzakonshme në ndeshjen kundër Olimpik Marsejë.

Ai shënoi dy herë dhe udhëhoqi PSG-në drejt një fitoreje 5-0 duke e mbajtur ekipin e Luis Enrikes në krye të Ligue 1.

Osmane shënoi dy golat e parë për PSG-në. Një tjetër performancë e shkëlqyer, e cila shkaktoi ironi dhe, sigurisht, lëvdata nga Luis Enrike kur u pyet për Dembele pas ndeshjes.

“Më thatë se Osmane ishte i paqëndrueshëm. E pabesueshme, është e pabesueshme. Më pëlqejnë lojtarët e paqëndrueshëm si Osmane. Për mua, ai është një lloj tjetër lojtari me topin” – tha trajneri.

“Këtu në Paris, ai ka sjellë diçka ekstra edhe pa topin. Këtë sezon ka qenë e vështirë për të që të rifitojë formën e tij më të mirë. Sa herë që është në formë, është shumë i veçantë”, ka përfunduar Luis Enrike.