SYRI TV/ Fshatrat Radostinë dhe Vadhizës pa investime, 200 familje pa energji elektrike dhe kanalizime

Banorët e fshatrave Radostinës dhe Vadhizës shprehen se ndërprerjet e shpeshta të energjisë po u dëmtojnë pajisjet elektroshtëpiake, duke ua vështirësuar jetesën. Ata thonë se linjat elektrike janë të amortizuara dhe kërkojnë që Bashkia Fier të marrë masa.

Një tjetër problem në fshatrat e Radostinës dhe Vadhizës, që ndodhen vetëm 1 km larg qytetit të Fierit, është edhe mungesa e sistemit të kanalizimeve. Banorët thonë se ujërat e zeza derdhen pranë banesave, duke rrezikuar shëndetin e tyre.

Ata apelojnë për zgjidhje konkrete dhe jo më premtime, ndërsa presin që investimet e paralajmëruara të mos mbeten vetëm në letër.