EMRI+FOTO/ Aksidenti në aksin 'Vorë-Fushë-Prezë', ja kush është 23- vjeçarja që humbi jetën
Pas aksidentit tragjik që ndodhi gjatë natës në aksin rrugor “Vorë-Fushë-Prezë”, është identifikuar viktima. Bëhet fjalë për shtetasen Elvina Elezi, 23 vjeçe, e cila, sipas informacioneve zyrtare, humbi kontrollin mbi automjetin dhe për pasojë u përplas me barrierat anësore të rrugës.
23-vjeçarja Elezi u dërgua në spital, ku fatkeqësisht humbi jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, ndërsa materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
Hetimet vijojnë për të sqaruar shkakun e humbjes së kontrollit mbi automjetin dhe të gjitha faktorët që mund të kenë kontribuar në këtë ngjarje tragjike.