‘Bekuar qoftë Juventusi, më shpëtoi! Te Nice kisha humbur peshë dhe kisha frikë’

Jeremie Boga ndien se ka rilindur në Torino, pas një periudhe të vështirë në Francë. Ish-lojtari i Atalantës, aktualisht pjesë e Juventusit, tregon se eksperienca e tij në Nice ishte e vështirë, deri në pikën që ai dhe familja e tij ndiheshin të kërcënuar.

Pas humbjes ndaj Lorient në fund të nëntorit, rreth 400 tifozë të Nizës prisnin lojtarët në kthimimin e tyre në qendrën stërvitore dhe i sulmuan ata me shqelma, grushte dhe sharje raciste, veçanërisht ndaj Boga-s dhe Tarem Moffi-t. Pas këtij incidenti, lojtari me origjinë nga Bregu i Fildishtë, por i lindur në Francë, ngriti padi dhe nuk u paraqit më në stërvitje për gati dy muaj. “Ndodhën shumë gjërash me tifozët, ishte një periudhë e vështirë për mua dhe për familjen time,” rrëfeu Boga për Dazn. Ai shtoi se kishte kaluar dy muaj në shtëpi me përgatitësin fizik dhe bashkëshorten e tij, duke shprehur lehtësim që dolën nga ajo situatë e vështirë.

Kalimi te Juventusi i ka ndryshuar jetën. “Në dy javët e para humba pak peshë sepse nuk haja shumë, familja ime kishte frikë. Juventusi më shpëtoi, ishte si një bekim. Kjo është një ëndërr, duhet ta tregoj në çdo ndeshje dhe stërvitje se sa me fat jam.”

Boga po rikuperon formën fizike dhe ndihet më mirë çdo ditë. Trajneri Luciano Spalletti madje ka menduar ta fusë si titullar në ‘Derby d’Italia’, por edhe nëse nis nga stoli, ai është gati të zëvendësojë Yildiz, lojtar me të cilin ka një raport të mirë: “Ai është fenomen, të luash me të është kënaqësi. Më ka mirëpritur ngrohtësisht, jam i lumtur të luaj me të.”

Boga ka përjetuar emocione të mëdha kur mori ftesën e Juventusit: “Faleminderit çdo mëngjes që jam këtu, pas asaj që ndodhi në Nica. Nuk kam thirrur askënd para se të nënshkruaja, doja që gjithçka të shkonte mirë. Pastaj thirra babanë dhe gruan, babai ishte krenar dhe më tha: tani je këtu, duhet të qëndrosh dhe të tregosh cilësitë e tua.”