Aksident në aksin Korçë–Bilisht, përplaset këmbësori në afërsi të Zëmblakut
Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Korçë–Bilisht, në afërsi të fshatit Zëmblak, ku një mjet ka përplasur një këmbësor që po kalonte rrugën.
Sipas informacionit paraprak, i plagosuri është transportuar në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga policia për veprime të mëtejshme dhe hetime mbi shkaqet e aksidentit.