Atentati i Rinasit me dy viktima, çështja i kalon SPAK: Veproj një grup i strukturuar kriminal
Prokuroria e Tiranës ka kaluar për kompetencë në Strukturen e Posaçme Anti-Kriminale (SPAK) hetimin e atentatit të rëndë që ndodhi në nëntor 2025 pranë rrethrrotullimit të Rinasit, ku humbën jetën dy persona.
Vendimi erdhi pas verifikimeve të kryera nga prokuroria, e cila konstatoi se ngjarja dyshohet të jetë kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal pa autor.
Në atentat humbën jetën Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani alias Sheqeri, ndërsa SPAK do të marrë drejtimin e hetimeve për të zbardhur plotësisht dinamikën e ngjarjes dhe identitetin e përgjegjësve.