Një tërmet i fortë godet Pakistanin, sa ishte magnituda

Pakistani u godit sot nga një tërmet me magnitudë 5.5 gradë të shkallës Rihter, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).

Sipas raportimeve, epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej 35 kilometrash dhe 106 kilometra nga qyteti i Kuzdarit.

Deri më tani, nuk ka raportime për të lënduar apo dëme materiale.