FOTO/ Kultivoi parcelë kanabisi në Krujë, kapet pas katër vitesh kërkime i dënuari me 4 vite burgim

Kërkohej për kultivim droge, kapet në arrati 28-vjeçari i dyshuar.

Policia e Krujës njoftoi sot se ka vënë në pranga të riun me inicialet S. X., banues në Tiranë.

Ai ishte i dënuar në mungesë me 4 vjet burgim, për kultivim të bimëve narkotike, në vitin 2022.

Operacioni është koduar “Catch” (Kapja), me qëllim arrestimin e personave të kërkuar.

“Si rezultat i kontrolleve të mbështetura tek informacione të siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në kuadër të operacionit të koduar “Catch”, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim, S. X., 28 vjeç, banues në Tiranë”, thuhet në njoftimin zyrtar.