Çfarë fshihet pas lajmeve të ndarjes së Xhenit me Benardin

Pasditen e sotme ish- banorja e Big Brother, Xheni ka postuar një Instastory ku njoftonte ndarjen nga Benardi.

Një postim i tillë ngjalli shumë dyshime, pasi nëse do t’i hidhje një sy profilit të saj në Instagram, fotot që çifti kishte së bashku nuk ishin fshirë.

Dyshimet u shuan edhe më shumë pasi fotoja u fshi pak minuta më vonë. Por fatmirësisht Xheni ka sqaruar se si qëndron e vërteta për postimin.

Ajo ka njoftuar se profili i saj ishte vjedhur, por e ka rimarrë sërish. Ish- banorja ka qetësuar të gjithë fansat e saj se lajmi për ndarjen nga Benardi nuk është aspak i vërtetë.

Një lajm shumë i mirë, pasi ishin me të vërtetë një çift shumë i bukur.