Shpërthen analisti: Duhet qartësi nga sistemi i drejtësisë, i vetmi që s’është arrestuar është Rama

Deklaratat e fundit të kryeministrit Edi Rama në lidhje me veprimtarinë e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) kanë ndezur debate të shumta, por sipas një analize të bërë gjatë një diskutimi publik, çelësi për të kuptuar qëndrimin e tij qëndron te koha dhe konteksti.

Sipas analistit Anri Bala, duhet qartësi nga sistemi i drejtësisë, teksa në emisionin “Çim Peka Live”Syri Tv ai theksoi: “Së pari, Rama vërtet duhet të jetë i kujdesshëm në çfarë flet sepse është kryeministër, është i pari i vendit. Pra, ka dhe fuqi, ka fuqinë edhe në parlament. Nuk është njësoj si për shembull kryetari i opozitës ose kryetari i partie tjetër opozitare. E kupton, që ka lirishmërinë e të shprehurit ndoshta më të madhe se kryeministri.

Kryeministri është një institucion, me një fjalë, është legjislativ dhe ekzekutiv, një institucion vendimmarrës në finale. Prandaj, në logjikën time, ndoshta dhe shqiptarët kanë besuar tjetër dhe sot mendojnë ndryshe në raport me, qoftë me opozitën, qoftë me Partinë Socialiste.

Pra, ndryshe i dinin faktet për x politikan para gjashtë vitesh, ndryshe i shohin sot si produkt i SPAK-ut. Hajde ta analizojmë produktin. Sot, momentalisht kemi produkt. Dhe unë Ramën nuk e shoh jashtë linjës të të argumentuarit ose të logjikës apo të arsyetuarit mbi produkt. Pra do ishte e shëmtuar dhe e rrezikshme nëse Rama do ishte shprehur që në fillim.

Për shembull, që te goditjet e para, që nuk është se ka pasur një shpejtësi të madhe SPAK-u në atë kohë, bile nëse e mbaj mend, nisja e SPAK-ut, tre vitet e para, ka ngjarë si një tip vegjetimi”.

Më tej analisti Anri Bala vazhdon analizën e tij:

“Unë e kam thënë edhe për atëherë, këta duhet të ishin shprehur. Duhet të ishin shprehur dhe për Berishën, dhe për Metën, dhe mënyrën e arrestimit, sepse vërtet, një gjë është të diskutosh, të bësh presion, ose të sulmosh drejtësinë, qoftë me mekanizma për ta deformuar si të vjen ty për ‘hise’ dhe një gjë është shprehesh pastaj për të drejtat e njeriut.

Të drejtat e njeriut janë të pakontestueshme në çfarëdo lloj kohe. Pse Rama shprehet sot për shembull, për Gjykatën e Hagës, për, Tribunalin e Hagës që po zhvillohet me ata, ish-luftëtarët e UÇK-së?

Pse shprehet përpara se ky prokurori idiot. Nga e gjen këtë lirishmëri Rama, për shembull sot? Dhe pse nuk e ka lirishmërinë që ta shprehi dhe këtë prokurorin idiot edhe këtu te ne, ta thotë? Ky është prokuror idiot për një, dy, tre, katër, pesë arsye. Ky ka bërë gabim një, dy, tre, katër, pesë arsye, sepse jemi në kushtet e produktit. Nuk jemi në kushtet e sulmit.

Unë e mirëkuptoj nëse do ishim shtatë vjet përpara, për shembull, nuk kemi produkt, ai është sulm i pastër, që ti nuk e ke dashur, ti nuk ke dashur as ta votosh sepse ja ke frikën kësaj reforme. Po sot i ka të gjitha mundësitë për ta bërë. Dhe unë besoj, në gjykimin tim, unë them mirë bën.

Po si Rama do të flasin dhe të tjerët, pra ka forma të tjera. Diskursi i Ramës ndryshon fare me diskursin e opozitës, ka një diferencë.

Ne jemi në kushtet, në logjikën time, në logjikën time jemi në kushtet e llogaridhënies. Nuk jemi... siç ja kërkojmë llogarinë Ramës, çfarë ke bërë këto 12 vite dhe çfarë do bësh ti këto katër vite që s’ke bërë këto 12 vite.

Ja kam thënë unë Ramës, vazhdoj t’ja përsëris. Ore çfarë do më bësh ti që... çfarë do më bësh ekstra nga këto 12 vitet që të dhanë shqiptarët ti të qeverisje, çfarë do më bësh ti për katër vite?

Pra, po të marrim 75% të kohës që ti ke qeverisur, sikur e mbyll këtë mandatin e fundit, 75% e shqiptarëve janë të pakënaqur.

Një pjesë, një pjesë janë të kënaqur, nuk ka rëndësi kjo. Tani, këto katër vjet çfarë do bësh? Njësoj edhe për SPAK-un. Dy e treta e kohës së SPAK-ut ka, ka përfunduar. Kemi produkt.

I vetmi që s’është arrestuar momentalisht është zoti Rama.

Tani unë dua, dua qartësi edhe mbi sistemin e drejtësisë, se si është, ku ka gabuar, çfarë nuk ka dashur bërë, çfarë duhet të bërë. Sepse nuk mund të themi që nuk mund të ketë ndërhyrje. Ndërhyrja nuk është presion e sulm, në gjykimin tim, pavarësisht se ata nuk e pranojnë. A, nëse ka pastaj, si të thuash, ndikim që kjo gjëja të vazhdojë kështu siç vazhdoi, që unë e quaj linçim dhe inkuizicion, edhe pa patur produkt, ne të gjithë e pranojmë që këtu nuk ka produkt”.