", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2026/February/12/auto_Screenshot_171770927432.jpg", "width": 900, "height": 506 } }

Labi krahason veten me Luizin: Sa mirë ta kem gjithë shtëpinë kundër

Një deklaratë e papritur e Labit ka habitur banorët e Big Brother VIP Kosova gjatë një momenti të përgatitjes për të ngrënë.

Ai, me një ton të vendosur dhe të lartë, komentoi: “Sa mirë ta kem gjithë shtëpinë kundër, bravo Luizi, Luiz dyshi”.

Komentet e tij nuk kaluan pa u vënë re nga Klodi, i cili e sfidoi menjëherë: “Qysh e krahason veten me Luizin?”

Labi nuk u ndal dhe vazhdoi, duke i thënë vetes me zë të lartë “bravo”, ndërsa Klodi i rikujtoi: “Ty të duhet 1 milion vite të jetosh, për t’u bërë çereku i Luizit. Ti as deri te thonjtë e Luizit nuk je”.

Megjithatë, Labi nuk nguroi të theksojë edhe vështirësitë me të cilat Luizi ka përballuar shtëpinë: “Kane tentuar edhe atë ta gjuajnë”.

Klodi vazhdon: Luizin edhe e kanë dashur. Janë munduar ta kundërshtojnë, por edhe e kanë dashur vetë banorët”.

Ky moment ka shkaktuar reagime të shumta brenda shtëpisë, duke nxitur diskutime për marrëdhëniet dhe strategjitë mes banorëve. /Telegrafi

View this post on Instagram

A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)