VIDEO/ Kalaja akuza ndaj KLGJ: Po mbron Irena Gjokën për të shmangur humbjen ndaj Berishës në Strasburg
Juristja Adriana Kalaja, e ftuar në emisionin ‘Ora 19’ në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, ka hedhur akuza të forta ndaj Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe gjyqtares Irena Gjoka, duke i lidhur zhvillimet e fundit me çështjet që përfshijnë Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin.
Sipas saj, mënyra se si po trajtohet mandati dhe përgjegjësia e gjyqtares synon të shmangë pasoja të mundshme në Gjykatën e Strasburgut, ndërsa ka pretenduar se vendimmarrjet institucionale janë të ndikuara politikisht.
Kalaja ka kërkuar rishikim të vendimeve të mëparshme të organeve të vetingut, duke theksuar se çështja ka pasoja serioze për besueshmërinë e sistemit të drejtësisë.
‘Për të mos i dhënë të drejtë Berishës dhe Maltezit që në Gjykatën e Strasburgut të fitojnë edhe kërkesat e tyre në lidhje me pavlefshmërinë e vendimit. Pra, nëse ne do shkojmë me një shkarkim që do shkohet patjetër dhe unë e garantoj publikun që do shkohet.
Sepse ato do ta çojnë deri në pikën ku do të ketë, do kenë edhe shërbimin e fundit, që është dhe dosja ndaj ish-presidentit Ilir Meta, është dhe dosja ndaj zotit Mediu, që është, është një dosje përtej qesharakes, është një dosje që ka rifilluar hetimi pa një provë të re, për vepra penale që janë parashkruar, se po flasim për 2008-ës, dhe së fundmi ka shkuar dhe një dosje. Janë dosje që i çohen kësaj gjyqtare për të mbaruar misionin e saj, dhe dosja e fundit është drejt përfundimit, ajo do shkarkohet sepse edhe sot.
Nuk e zhbën sepse prandaj i është shmangur KLGJ-ja vendimmarrjes së mbarimit të mandatit. Pra, nëse vendimmarrja e KLGJ-së do ishte me mbarim mandati, atëherë tregonte që kjo gjyqtare nuk ka plotësuar kushtet për të marrë mandatin.
Pra, nuk mund të kalonte vetingun me probleme kaq të rënda dhe prandaj i gjithë shteti është ngritur në këmbë për të kaluar te shkarkimi, sepse dhe vetë ata e kuptojnë që Irena Gjoka, Shpata, Maneku më shumë po krijon kosto.
Çdo ditë që unë hap dosjet dhe bëj një denoncim të caktuar, shikoj që përveçse ka shumë njerëz të përfshirë në këtë çështje dhe kjo nuk është një përfshirje e rastësishme apo një përfshirje për shkak të detyrës.
Ky është një urdhër politik që të gjithë janë ngritur në këmbë për të mbrojtur Irenën me tre mbiemra, mbrojtje të cilën në fakt e ka patur deri dje dhe nga Altin Dumani.
Dëmi nuk e zhbëjnë dot, sepse edhe pasojat që ka vijuar mbajtja e saj në detyrë, pasoja të rënda në fakt që po vijojnë të prodhohen.
Kanë krijuar një precedent shumë të rrezikshëm sepse shikoj dhe kjo mënyra se si duan ta shesin në publik, çfarë problemi ka kur një pjesë e mirë e shqiptarëve, atëherë çfarë problemi ka kur një pjesë e mirë e shqiptarëve janë kthyer në kufi për vizë të falsifikuar apo për mos pasje vize.
Ne duhet të bëjmë dallimin që nuk është një qytetare e zakonshme, është një magjistrate në një nga gjykatat më të rëndësishme, është një magjistrate në një nga gjykatat ku ka investuar në të gjitha drejtimet, qoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, qoftë edhe Bashkimi Europian dhe për këtë qëllim, meqenëse u amnistua herën e parë nga Altin Dumani, ne sot, pra kjo është dhe arsyeja e tretë për ta mbyllur, kemi kërkuar edhe rishikimin edhe një herë te vendimmarrjes së KPA-së, meqenëse ne konstatojmë që kjo vendimmarrje është e pabazuar në ligj dhe në Kushtetutë dhe sot rolin e komisionerit publik e mban zoti Klodian Braho, të na tregojë me këtë rast’, u shpreh Adriana Kalaja në SYRI TV.