Rikthehen reshjet e dëborës në Korçë
Rikthehen reshjet e dëborës në qarkun e Korçës. Reshjet janë regjistruar në fshatin turistik të Dardhës, në një lartësi mbi 1300 metra mbi nivelin e detit, ku trashësia e dëborës ka arritur nga 5 deri në 10 cm.
Aktualisht, reshjet kanë pushuar.
Autoritetet vijojnë punën për pastrimin dhe kriposjen e rrugës, për të garantuar qarkullim të sigurt për banorët, por edhe vizitorët. Gjithashtu, u është bërë thirrje drejtuesve të automjeteve që të kenë kujdes të shtuar dhe të përdorin goma dimërore.