VIDEO/ Barcelona-Real Madrid, ndodh e pabesueshmja, Pique hesht 'Camp Nou’

Në “Camp Nou” po luhet ndeshja e parë finale e Superkupës së Spanjës mes Barcelonës dhe Real Madridit, shkruan SYRI.net.

Kjo është përballja e parë mes kampionëve të Spanjës, madrilenëve, dhe fituesve të Kupës së Mbretit, katalanasve, ndërsa e kthimit do të luhet të mërkurën në orën 23:00 në “Santiago Bernabeu”.

Pjesa e parë mbyllet pa gola, ndërsa e dytë nis me zhbllokim rezultati. Pique shkakton autogol në minutën e 50-të dhe Real Madrid udhëheq 1-0 brenda në “Camp Nou”.