Bie nga skela, humb jetën 50 – vjeçari në Berat

Një person ka humbur jetën në Berat pasi ka ranë nga skela gjate rikonstruksionit të një banese.

Njoftimi:

Berat / Informacion paraprak

Rreth orës 11:00, në lagjen Uznovë, dyshohet se aksidentalisht, gjatë punimeve për rikonstruksionin e një banese, ka rënë nga skela shtetasi P. M., 50 vjeç.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, ai ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.