Nga Vlahovic te Bastoni, ja top-10 pagat e Serisë A, 8 prej tyre nga Interi dhe Juventusi
Në Serie A të sezonit 2025-2026, lista e 10 futbollistëve më të paguar tregon qartë dominimin financiar të dy gjigantëve të Italise: Inter dhe Juventus. Sipas të dhënave, 8 nga 10 futbollistët me pagat më të larta aktivizohen në këto dy klube, ndërsa vetëm tre lojtarë janë jashtë tyre: Paulo Dybala te Roma, Romelu Lukaku dhe Kevin De Bruyne te Napoli.
Në krye të listës qëndron Dusan Vlahovic i Juventusit me 12 milionë euro në sezon. Pas tij, lojtarët e Interit dominojnë: Lautaro Martinez fiton 9 milionë euro, Nicolò Barella dhe Hakan Calhanoglu nga 6.5 milionë euro secili.
Kjo e dhënë nënvizon fuqinë ekonomike të Interit dhe Juventusit në Serie A, veçanërisht përpara Derby-t të Italisë që zhvillohet të shtunën, ku të dy skuadrat do të tregojnë edhe një herë “arsenal” të padiskutueshëm financiar.
Ja lista e plotë e top 10 pagave neto për sezonin 2025-2026:
- Dusan Vlahovic – Juventus – 12 mln €
- Lautaro Martinez – Inter – 9 mln €
- Nicolò Barella – Inter – 6.5 mln €
- Hakan Calhanoglu – Inter – 6.5 mln €
- Paulo Dybala – Roma – 6.5 mln €
- Kenan Yildiz – Juventus – 6 mln €
- Romelu Lukaku – Napoli – 6 mln €
- Jonathan David – Juventus – 6 mln €
- Marcus Thuram – Inter – 6 mln €
- Kevin De Bruyne – Napoli – 5.5 mln €
- Alessandro Bastoni – Inter – 5.5 mln €