Tentohet grabitja me armë e një bankë të nivelit të dytë në Tiranë
Tentohet grabitja e një banke private në Tiranë.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur pranë zonës së ish-Parkut të Autobusëve.
Mësohet gjithashtu se një nga autorët ka qëlluar me armë, ndërsa në vendngjarje është gjetur një gëzhojë.
Pavarësisht përpjekjes, autori nuk ka arritur të marrë para.
Burime jo zyrtare shpjegojnë se ështe kapur një person në vendngjarje.