VIDEO/ Juventus-Lazio, supergoli i yllit argjentinas rihap ndeshjen

Po luhet në këto momente Superkupa e Italisë mes Juventusit dhe Lazios, shkruan SYRI.net.

Ndeshja finale po të zhvillohet në stadiumin “Olimpico” të kryeqytetit italian.

Në minutën e 31-të Lazio fiton një 11-metërsh. Immobile përballë Buffon nuk gabon dhe kalon bardhekaltrit në avantazh.

Immobile përsëri në pjesën e dytë trondit Juven. Sulmuesi i Lazios realizon golin e dytë në të 54’, duke dërguar ekipin e tij fare pranë trofeut.

Megjithatë Juventus nuk dorëzohet. Në minutën e 85-të shënon Dybala, duke rihapur ndeshjen. SYRI.net