'Shëndeti në rrezik', Shehu: Rilindja ndryshoi ligjin, hapi tregun për medikamentet e pasigurta
Çmimet e larta të ilaçeve janë vetëm maja e ajsbergut në një treg farmaceutik të mbushur me problematika të thella që lidhen me sigurinë e qytetarëve. Sipas deputetit të PD që ishte I ftura në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto: në Syri tv, ndryshime ligjore të kryera në vitin 2014 i hoqën tregut shqiptar barrierat mbrojtëse, duke hapur dyert për medikamente të pacertifikuara dhe duke rritur në mënyrë artificiale koston për ata që kërkojnë produkte të sigurta.
Problemi themelor i tregut farmaceutik në Shqipëri nuk është çmimi, por "siguria medikamentoze". Gjatë bisedës me moderatorin Flavio Qarri, Shehu tha se, deri në vitin 2014, ekzistonin tre marzhe të rëndësishme sigurie të vendosura që në vitin 2007. Një medikament nuk mund të hynte në Shqipëri pa qenë i certifikuar nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ose Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA), pa qenë i regjistruar në të paktën dy vende të BE-së dhe pa qarkulluar në këto vende për të paktën dy vjet. Me një ndryshim ligjor në vitin 2014, këto barriera u hoqën plotësisht.
Heqja e këtyre filtrave solli pasoja të rënda. Tregu u mbush me atë që eksperti i quan "fake drugs" ose medikamente të pasigurta, të pacertifikuara nga organizmat ndërkombëtarë, përfshirë edhe barna nga Serbia apo vende të tjera. Kjo situatë krijoi një paradoks: ndërsa këto barna u futën në listën e rimbursimit, qytetarët që kërkonin medikamente të sigurta dhe të certifikuara u detyruan t'i blejnë ato pa rimbursim, me çmime shumë më të larta. Për më tepër, kjo ka stimuluar kontrabandën, ku rreth 30% e ilaçeve në vend mendohet se hyjnë në mënyrë informale.
Sipas deputetit demokrat, e gjithë kjo skemë është ndërtuar mbi "klientelizëm dhe përfitime korruptive në kurriz të shëndetit të njerëzve". Heqja e filtrave të sigurisë favorizoi kompanitë e vogla dhe të pasigurta, ndërsa kompanitë e mëdha farmaceutike ndërkombëtare janë larguar, duke lënë boshllëqe të mëdha në sigurinë medikamentoze.
Flavio Qarri: Po flasim për çmimet e çmendura të reja të ilaçeve dhe mbi të gjitha në një vend që ishin goxha të shtrenjta edhe para kësaj rritjes së shkurtit.
Tritan Shehu: Më dëgjo të ta shpjegoj unë. Është siguria medikamentoze. Në Shqipëri, medikamentet që vijnë nuk kanë siguri medikamentoze, absolutisht. Në Shqipëri ka ndodhur, një fenomen i tillë që tregu është mbushur me “fake drugs”, ose medikamente jo të sigurta.
Ç'kuptojmë me medikamente jo të sigurta? Kuptojmë medikamentet të cilët nuk janë të certifikuara nga organizmat ndërkombëtare, siç është EMA evropiane apo FDA amerikane. Pra, medikamente të paçertifikuara. Dhe kjo ka ndodhur me ndryshimet ligjore që këta bënë në vitin 2014.
Janë veprimet e qeverisë tërësisht dhe nuk janë vetëm të ministrit të Shëndetësisë. Pra, deri në 2014-ën ne kishim disa marzhe sigurie që ishin vendosur në vitin 2007, me zotin Berisha. E para, asnjë medikament nuk mund të hynte në Shqipëri pa mos qenë i certifikuar nga EMA, agjencia evropiane e këtij çështje, ose FDA amerikane.
E dyta, që nuk ishin të regjistruara së paku në dy vende të Bashkimit Evropian.
Dhe e treta, nuk mjaftonte regjistrimi, por që nuk qarkullonin së paku në dy vende të Bashkimit Evropian prej dy vitesh.
Pra, ishin vendosur tre marzhe sigurimi. Marzhe sigurimi që i ka sot Kosova. Kosova nuk lejon të importohet asnjë medikament i pacertifikuar nga EMA. Në vitin 2014, këta rrëzuan marzhet e sigurimit dhe hapën dyert për medikamente të pacertifikuara, pra të pasigurta, që u futën në Shqipëri. Pse? Për klientelizëm. Për të futur medikamente nga Serbia, për të futur medikamente nga vende të tjera të pacertifikuara, thjesht për klientelizëm dhe për përfitime korruptive në kurriz të shëndetit të njerëzve. Kjo është e vërteta.
Kjo bëri që tregu shqiptar të mbushet me këto medikamente. Dhe këto u vunë në listën e rimbursimit në zgjedhjet e para. Qytetarët shqiptarë, të cilët do kërkojnë medikamente të sigurta, ata i detyronin të merrnin medikamente të parimbursuara. Pra, medikamente që paguheshin me çmim të madh. Pra, në këtë mënyrë, automatikisht u shtuan shpenzimet dhe çmimet e medikamenteve për medikamentet e sigurta. Së treti, kjo ka krijuar një fenomen. 30% e medikamenteve që konsumohen në Shqipëri, vijnë me çanta nga jashtë. Një pjesë vijnë për përdorim personal, ja dërgon djali prindit, vëllai vëllait, një pjesë janë kontrabanda. Pra, kjo mënyrë, ka stimuluar kontrabandën. Kontrabanda simulon, përveç se është një shkelje ligjore, stimulon edhe ajo pasigurinë se nuk dihet çfarë sjell kontrabanda, dhe e dyta rrit çmimin, që e paguan qytetari.
Pra, qytetarët paguajnë çmime shumë më të larta sot në Shqipëri. Dhe thelbi i kësaj është se shteti hoqi marzhet e sigurisë. Kompanitë e mëdha janë larguar sot nga Shqipëria duke lënë boshllëqe të mëdha në sigurinë medikamentoze në Shqipëri. Ky është problemi i parë i madh. Problemi i dytë i madh që ka farmaceutika shqiptare është numri i vogël i principeve aktive të regjistruara. Është shumë i vogël. 430, është shumë i vogël. Kur normalisht ai duhet të jetë rreth 3000. Kjo krijon një rritje çmime artificiale. Sepse ata të cilët kërkojnë të sigurojnë medikamente që nuk janë të regjistruar në Shqipëri si principe aktive, detyrohen të sjellin nga jashtë apo të vijnë kontrabandë. Pra, paguajnë nga xhepi sasi të mëdha. Tjetër problem është problemi i prodhimit vendas.
Edhe prodhimi vendas është i pacertifikuar. Nuk po bëhet asnjë përpjekje e qeverisë për të detyruar prodhimin vendas për të mbushur standartet evropiane. Për mua kjo është në dëm jo vetëm të pacientit, por është dëm edhe i prodhimit vendas. Sepse prodhimi vendas, në qoftë se do të certifikohet nga EMA, do hapë edhe tregun ndërkombëtar. Pra, kemi të bëjmë me disa elementë që lidhen….