San Antonio në formë të shkëlqyer, fitojnë edhe Oklahoma, Boston, Miami e Detroit
San Antonio vijon momentin e artë në NBA, duke regjistruar fitoren e gjashtë radhazi dhe duke konfirmuar ambiciet për titull këtë sezon. Spurs triumfuan 126-113 në transfertë ndaj Golden State, në një ndeshje ku miqtë kontrolluan ritmin në pjesën më të madhe të lojës. De’Aaron Fox udhëhoqi ekipin me 27 pikë, ndërsa Victor Wembanyama shtoi 26 pikë, duke qenë vendimtarë në suksesin e skuadrës teksane.
Në Konferencën e Lindjes, Detroit vazhdon të kryesojë renditjen. Pistons fituan 113-95 në fushën e Toronto, falë një paraqitjeje shumë të mirë të Cade Cunningham, i cili realizoi 28 pikë. Fitore të rëndësishme në transfertë arritën edhe Milwaukee Bucks, që mposhtën 116-108 Orlando. Protagonist për Bucks ishte Cam Thomas me 34 pikë.
Ndërkohë, Oklahoma po konfirmohen si skuadra më në formë e kampionatit. Thunder fituan bindshëm 136-109 ndaj Phoenix, me Williams që realizoi 28 pikë. Sukses arritën edhe Miami, që mposhti 123-111 New Orleans falë 27 pikëve të Bam Adebayo. Edhe Boston Celtics siguruan një fitore të pastër 124-105 ndaj Chicago-s, ku u dallua Payton Pritchard me 26 pikë.
Në ndeshjet e tjera të ditës, Cleveland mposhtën Washington 138-113, New York fituan thellë 138-89 ndaj Philadelphia, ndërsa Denver triumfuan 122-116 kundër Memphis. Fitore regjistruan edhe Clippers, Minnesota, Indiana, Charlotte dhe Utah Jazz, në një tjetër mbrëmje spektakolare të kampionatit amerikan të basketbollit.
Rezultatet:
Charlotte – Atlanta, 110-107
Cleveland – Washington, 138-113
Orlando – Milwaukee, 108-116
Boston – Chicago, 124-105
Brooklyn – Indiana, 110-115
Philadelphia – New York, 89-138
Toronto – Detroit, 95-113
Houston – Clippers, 102-105
Minnesota – Portland, 133-109
New Orleans – Miami, 111-123
Denver – Memphis, 122-116
Phoenix – Oklahoma, 109-136
Utah Jazz – Sacramento, 121-93
Golden State – San Antonio, 113-126