Edhe pse fillimisht iu kërkuan me mirësjellje të largoheshin, fotografët nuk ndalonin. Dua madje u kërkoi të ndalonin aty dhe të mos e ndiqnin, por kërkesa e saj dhe e të fejuarit u injorua plotësisht. Fotografët vazhdonin të bërtisnin duke kërkuar që t'i lejonin të bënin foto.

Një prej tyre madje dëgjohet t'i thotë se nëse do i lejonin vetëm një minutë t'i fotografonin, do i linin rehat.

Ndaj situatës së krijuar komentuan edhe fansat e dyshes, të cilët reaguan ashpër ndaj fotografëve francezë. Një përdorues në Twitter shkroi:

“Çfarë guximi… Si mund të thonë 'na jepni vetëm një minutë dhe do t’ju lëmë të qetë'?”

“Duhet të jetë rraskapitëse.” – komentoi një tjetër.

Ndërsa dikush tjetër hamendësoi:

“Duhet t’i kenë ndjekur gjithë ditën, sepse nuk e kam parë kurrë kaq të mërzitur.”

Dua dhe Callum u lidhën në fillim të vitit 2024 dhe u panë për herë të parë së bashku në premierën e filmit "Masters of Air". Ata u fejuan vitin e kaluar.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2026/February/12/auto_-900-0-1770806824xdsnkj-3551770877393.jpg", "width": 900, "height": 600 } }

Pas këtij momenti të tmerrshëm, Dua Lipa me siguri i urren fotografët në Francë

Ajo që duhej të ishte një mbrëmje romantike, u kthye në një moment plot ankth dhe shqetësim për Dua Lipën dhe të fejuarin e saj, Callum Turner. Pasi darkuan në një restorant në Paris, ndërsa dilnin, çiftin e prisnin shumë fotografë, të cilët filluan t'u bënin foto pa ndaluar.

Duket se çifti e kishte vënë re praninë e tyre edhe më herët, pasi i fejuari i këngëtares, Callum Turner, doli i pari nga restoranti dhe u kërkoi me mirësjellje të largoheshin, por askush nuk e dëgjoi. I gjithë momenti i daljes nga lokali është publikuar nga një përdorues në Twitter, ku krahas videos shkruhet:

“Oh, Dua është shumë e zemëruar, kjo është e pabesueshme.”