‘Si shqiptari-shqiptarit’/ Berisha-forcave opozitare dhe qytetarëve: Le të bashkohemi kundër regjimit
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bëri sërish thirrje për forcat opozitare dhe çdo qytetar të lirë, që të bashkohen kundër narkoregjimit të Edi Ramës.
Thirrjen Berisha e ka bërë pas protestës kombëtare të opozitës që u zhvillua në 10 shkurt, duke theksuar se kjo thirrje vjen jo si lideri i partisë më të madhe opozitare, por si qytetar, si shqiptari-shqiptarit.
Postimi i plotë:
“Le të bashkohemi” - Thirrja ime është për çdo forcë opozitare, për çdo opozitar të këtij regjimi, për çdo qytetar të këtij vendi, u bëj thirrje jo si lider i partisë më të madhe opozitare, por si qytetar, si shqiptari-shqiptarit!