Qeveria e re/ Osmani mandaton Kurtin për kryeministër
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mandatuar Albin Kurtin për formimin e Qeverisë së re.
Dekreti për mandatim i është dorëzuar Kurtit nga shefja e shtetit para pak minutash.
Me marrjen e mandatit Kurti është larguar nga Zyra e Presidentes në drejtim të sallës së Kuvendit.
Seanca për formimin e Qeverisë Kurti 3 pritet të mbahet sonte.Ora e seancës nuk është caktuar ende.