VIDEO/ Tela: Për qytetarin europian, protestat e opozitës në Tiranë lidhen me korrupsionin masiv të qeverisë
I ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, gazetari Andi Tela argumenton se protestat e opozitës në Tiranë nuk janë protesta rutinë, por lidhen drejtpërdrejt me një çështje serioze politike dhe ligjore.
Sipas tij, arsyeja kryesore e tensioneve është fakti që zv/kryeministrja e Shqipërisë vazhdon të qëndrojë në detyrë, ndonëse SPAK ka kërkuar heqjen e imunitetit të saj në lidhje me hetimin e hapur ndaj saj, për korrupsionin e madh me tenderat publikë.
Ai thekson se, nga perspektiva e opinionit publik dhe zyrave politike në Evropë, është e vështirë të kuptohet se si një zyrtare e lartë në një vend kandidat për anëtarësim në BE nuk jep dorëheqjen dhe as nuk shkarkohet, pavarësisht hetimeve.
Sipas Telës, kjo situatë perceptohet si e papranueshme dhe përbën shkakun thelbësor të protestave dhe përshkallëzimit të tensioneve në kryeqytet.
‘Në fakt, për këdo qytetar europian që është në shtëpi duke parë lajmet apo duke lexuar mediat e vendit të tij, për çdo zyrë politike në Evropë edhe më tej, lidhja e togfjalëshit protestë e dhunshme në Tiranë, opozita proteston në Tiranë, molotovët, dhuna e policisë, të gjitha këto të tjerat, kur kërkojnë arsyen e gjejnë po brenda të njëjtit shkrim.
Por arsyeja është e thjeshtë, sepse zëvendëskryeministrja e atij vendi, pra e Shqipërisë, mbahet në detyrë pavarësisht se një prokurori e posaçme kërkon t'i heq imunitetin për ta hetuar, për të vazhduar hetuar, për t'i bërë një masë arresti për tenderat për një aferë 1.1 miliardë euro.
Pra, për këdo është e kuptueshme që ka një arsye pse po pse po ndodh kjo gjë në Tiranë.
Nuk po ndodh se është një protestë rutinë e opozitës, nuk po ndodh për çështje të mirëkuptueshme për këdo në Europë që thotë, okej po bëhet protestë. Po, po bëhet protestë për një gjë që ata nuk e mendojnë dot që se si një zv/kryeministre e një vendi kandidat për të hyrë në BE, as nuk jep dorëheqjen, as nuk shkarkohet, por me presionin e kryeministrit të vendit mbahet ende në detyrë.
Kjo është e pa e patolerueshme për këdo.’, u shpreh ndër të tjera, Andi Tela në SYRI TV.