Sa do të përfitojnë Milani dhe Reali nga transferimi i Alex Jimenez te Bournemouth

Transferimi përfundimtar i Alex Jimenez te Bournemouth do t’i sjellë përfitime si Milanit, ashtu edhe Real Madridit.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, të gjitha dokumentet janë nënshkruar dhe marrëveshja është mbyllur për 19 milionë euro.

Kjo shumë do të ndahet mes Milanit dhe Real Madridit, pasi klubi spanjoll kishte ruajtur 50% të fitimit nga shitja e ardhshme të lojtarit.

Duke qenë se Jimenez ishte produkt i akademisë së Realit dhe më pas u transferua te Milani, madrilenët do të përfitojnë gjysmën e shumës së transferimit, pra rreth 9.5 milionë euro.

Ndërkohë, edhe Milani do të arkëtojë rreth 9.5 milionë euro nga marrëveshja, plus bonuse që sipas raportimeve tejkalojnë 3 milionë euro, në varësi të objektivave që do të arrihen nga lojtari dhe klubi anglez.

20-vjeçari kaloi te Bournemouth fillimisht në formë huazimi verën e kaluar, ndërsa tani është bërë përfundimisht pjesë e klubit të Premierligës.

Gjatë këtij sezoni, Jimenez ka regjistruar një gol dhe një asist në 24 paraqitje në të gjitha garat.

Në një intervistë për “Mundo Deportivo”, ai ka treguar se vendosi të largohej nga Milani për shkak të frikës se nuk do të kishte minuta të mjaftueshme loje në “San Siro”.