Lufta ndaj karteleve dhe pastrimit parave, zyrtari i SHBA shmang Prodën, Saraçi: Mund të ketë goditje në...

Vizita e Mark Tervakoskit, zyrtar i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, në Tiranë ka nxitur debate për mesazhet që ajo përcjell, sidomos në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar.

Ai zhvilloi takime me përfaqësues të drejtësisë, shoqërisë civile dhe institucioneve, por u vu re mungesa e disa drejtuesve të rëndësishëm të organeve ligjzbatuese, si Policia e Shtetit dhe shërbimet inteligjente.

Në emisionin “Task-Forcë”, kryeredaktori i Syri TV, Romir Saraçi, e interpretoi këtë si një sinjal mosbesimi ndaj disa individëve në institucionet shqiptare. Sipas tij, SHBA e ka prioritet të qartë luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut ndërkombëtar të drogës, çështje që prekin edhe sigurinë amerikane.

Saraçi theksoi gjithashtu se vizita të tilla zakonisht pasohen me zhvillime konkrete, duke sjellë në vëmendje raste të mëparshme kur pas takimeve me zyrtarë amerikanë pati goditje të bujshme nga SPAK. Ai nuk përjashtoi mundësinë që edhe kjo vizitë të pasohet me aksione të tjera në fushën e narkotikëve apo pastrimit të parave.

Saraçi:

Po, ka pasur disa takime, por ajo që bie në sy në këto takime është edhe mungesa e disa përfaqësuesve të institucioneve shqiptare në këto takime. Për shembull, kemi të bëjmë me një zyrtar amerikan i cili në kompetencat e tij ka lidhje të drejtpërdrejta me organet ligjzbatuese të Shqipërisë, që ne i dimë kush janë, okay, institucionet e reja, SPAK-u, BKH-ja, Policia e Shtetit, SHISH-i. 

Në këtë takim, ajo që mua si gazetar më bëri përshtypje është fakti që në këto takime mungonin takimet qoftë me përfaqësuesin e, me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, po ashtu edhe me drejtuesit e ë shërbimeve inteligjente, që ishin shmangur totalisht ato dhe mund të jenë takuar apo të takohen më vonë, por s'besoj se ambasada do të nxitonte të publikonte një aktivitet, një axhendë pa përfunduar ajo.

Pra, gjykoi që ka përfunduar, pa janë shpërndarë ato foto. Pra, e para është mungesa, unë e shikoj si mungesë besimi karshi disa individëve në institucionet shqiptare, të cilët jo vetëm në këtë rast, por dhe në të tjera janë shmangur  nga takimet.

Tani për, është takuar me Presidentin, është takuar me ministra, sepse normalisht janë institucione që nuk do të shmanget bashkëpunimi mes dy vendeve për sa kohë. Por në kuadër të këtyre takimeve dhe kërkesat janë të qarta. Ato që kanë shqetësuar dhe shqetësojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës në raport me Shqipërinë, që unë e kam thënë edhe herë tjetër në studion tuaj, në raport me Shqipërinë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë të qartë dhe të prerë alarmin, ndryshe nga vendet e tjera të rajonit, lufta kundër krimit të organizuar, narkotikëve, grupeve kriminale që cënojnë dhe sigurinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, jo vetëm të Shqipërisë.

Pra, është edhe njëherë ai alarmi i dhënë nga zyrtarë të këtyre  niveleve për situatën e kriminalitetit dhe të grupeve kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës në hapësirën që ata gjejnë në Shqipëri. Ajo çfarë doja të shtoja për të mbyllur është fakti që në vizita dhe takime të këtyre niveleve gjithmonë ka diçka që pritet pas. Në takimin e fundit  një tjetër zyrtar i lartë amerikan, ka qenë para diku para dy-tre muajve. Direkt fill pas atij takimi, pas asaj vizite në SPAK, ku i vetmi zyrtar i takuar ishte ish-kreu i SPAK-ut në atë kohë ë Altin Dumani, fill pas këtij takimi patëm goditje goxha të forta në Shqipëri, siç ishin pezullimi i Belinda Ballukut, operacioni te AKSH-i. Pra, si gazetar, si duke parë si deduksion logjik dhe duke parë rrjedhën, mendoj që edhe në ditët në vijim, nuk e përjashtoj që në këtë, në këtë kuadër edhe të kësaj vizite mund të kemi edhe porosi për goditje të tjera, qoftë edhe në fushën e narkotikëve apo të pastrimit të parave në Shqipëri nga organizata të caktuara kriminale.