‘Faktori i errët’ i personalitetit të Edi Ramës

“Faktori i Errët” i personalitetit të Edvin Ramës nuk është mit. Ai shfaqet në mënyrën se si ai sillet me njerëzit që e rrethojnë dhe si e ka ndërtuar marrëdhënien me rrethin e vet politik. Shumëkush e lidh fjalën “sadist” me figura ekstreme a kriminelë serialë, por ekziston edhe një sadizëm i përditshëm: kënaqësia që buron nga presioni psikologjik dhe nga nënshtrimi i atyre që varen prej teje.

Kjo nuk është sjellje spontane. Është degradim i qëllimshëm. Është metodë. Është projekt për të dobësuar personalitetin e kujtdo që rri pranë pushtetit të tij, për ta bërë të vogël përballë një figure që kërkon dominim absolut. Ai ka ndërtuar një oborr ku frika dhe nënshtrimi kanë zëvendësuar dinjitetin.

Kë poshtëron? Ai godet shërbëtorët politikë në çdo nivel, ata që e mbajnë në krye dhe që pranojnë çdo ditë të ulin kokēn për të ruajtur pozicionin e tyre. E durojnë sepse besojnë se fitojnë një grimë influence, sepse frika, interesi dhe varësia janë bërë pjesë e sistemit që ai ka ndërtuar.

Disa prej tyre e ndjejnë si makth. E shprehin në biseda private,në frikën që i shoqëron çdo ditë. Disa të tjerë janë formuar në modele të vjetra autoritare dhe e kanë normalizuar poshtërimin si mënyrë jetese politike. Madje ka nga ata që gjejnë kënaqësi në mekanizmin e nënshtrimit, sepse vetëm aty ndihen pjesë e pushtetit.

Ndërkohë, spektakli publik, gjestet simbolike dhe devijimet mediatike shërbejnë për të shmangur vëmendjen nga realiteti: akuzat për korrupsion, emigrimin masiv dhe krizën e besimit tek institucionet. Asnjë shfaqje nuk mund të mbulojë pasojat e kësaj mënyre drejtimi.

Edvini, përveç fuqisë për të varfëruar dhe përzënë shqiptarët çdo ditë, nuk ka fuqi të poshtërojë askënd, përveç sojit dhe sorollopit të oborrit të tij.