SYRI TV/ Shqipëria me nivelin më të lartë të varfërisë, Gonzato: Rishikoni ligjin për mirëqenien sociale

Bashkimi Europian i ka kërkuar Shqipërisë të rishikojë ligjin për mirëqenien sociale, pasi raporti i Eurostat dhe INSTAT tregoi se 40 për qind e popullsisë në vend janë në rrezik varfërie ose përjashtimi social. Por në vend që të adresojë këtë çështje, duke miratuar minimumin jetik 200 euro, siç kërkon prej vitesh opozita, kryeministri Edi Rama u mjaftua duke bërë batuta e ironi me ambasadorin e BE.

Nga SYRI TV

Ndërsa Eurostat dhe INSTAT raportojnë se 40 për qind e popullsisë në Shqipëri janë në rrezik varfërie ose përjashtimi social dhe kryeministri Edi Rama ka refuzuar të miratojë minimumin jetik, 200 euro të propozuar nga opozita, sot Bashkimi Europian i ka kërkuar qeverisë rishikimin e ligjit për mirëqenien sociale, referuar situatës së vështirë ekonomike dhe sociale ku ndodhet Shqipëria.

Ndërsa bëri thirrje për këto ndryshime, ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, solli në vëmendje shumën prej 100 mln eurosh që BE i ka dhënë Shqipërisë për punësim dhe gjithëpërfshirje sociale.

'Duhet rishikim të ligjit për kujdesin social për të parë çfarë funksionon apo jo' 

Por në vend që të adresonte problemin e varfërisë dhe nevojën për garantimin e një minimumi jetik për qytetarët, kryeministri Edi Rama zgjodhi të bëjë batuta dhe ironi me ambasadorin e Bashkimit Europian.

“Më vjen keq që gabove duke menduar që ishe i fundit, sepse pas teje pati më të rëndësishëm se ty si ministri i Pushtetit Vendor, drejtuesi i UNICEF, pastaj me erdhi radha edhe mua. Kështu që u nxitove kur na pe i çik nga lart poshtë, se në fakt ti je poshtë unë jam lart, siç e shikon”.

Raporti zyrtar i Eurostat edhe për vitin 2024 tregoi se Shqipëria kishte nivelin më të lartë të varfërisë dhe përjashtimit social në Europë.