Qarri pyet zëdhënsin e Prodës për procedimin ndaj Këlliçit – Oficeri qep gojën për skandalin, ‘po verifikohen pamjet’

Gazetari Flavio Qarri ka qenë i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel dhe ka debatuar me zëdhënësin e policisë së shtetit në lidhje me protestën e opozitës organizuar një ditë më parë në lidhje me personat e proceduar nga policia.

Qarri i ka shtruar një pyetje drejtuesit të lartë të policisë Gent Mullai, në lidhje me procedimin e bërë nga blutë e kryeqytetit ndaj Belind Këlliçit i cili në momentin e protestës ndodhej në SHBA në një vizitë pune.

Oficeri i lartë nuk jepte një përgjigje të drejtpërderjtë për gafën e institucionit ku punon por mundohej të referonte mashtrimin e policisë me atë se po verifikohen të gjitha pamjet e grupeve të punës në terren.

Edhe pas këmbënguljes së gazetarit Qarri, zëdhënësi i Prodës nuk e pranonte skandalin. “Ne do ta verifkojmë se është situata e pastaj do të japim një përgjigje”, vijonte te përsëriste ai.