Alarm kombëtar ekonomik, Buxhuku: Defiçiti tregtar i Shqipërisë arrin 5.6 miliardë euro
Në një njoftim për shtyp, Gjergj Buxhuku u shpreh se rritja e deficitit tregtar në 5.6 miliardë euro për vitin 2025 përbën një alarm kombëtar për ekonominë shqiptare.
Sipas tij, thellimi i mëtejshëm i hendekut import-eksporte tregon dobësinë e sistemit ekonomik dhe mungesën e konkurrueshmërisë.
Ai paralajmëroi gjithashtu rreziqe serioze për vitin 2026, si pasojë e varësisë nga flukset informale dhe goditjes së tyre nga hetimet ndërkombëtare.
Njoftimi:
Konfindustria vlerëson si alarm kombëtar, rritjen e deficitittëimport-eksporteve tëShqipërisë për vitin 2025 në rekordin historik negativ prej 5.6 miliard euro. Niveli i mësipërm ishte thellim me afër 200 milion eurokrahësimisht vitit 2024.Sistemi ekonomik me fuqi konkuruese të ulët dhe i kapur nga monopolet tregëtare dhe bizneset parazitareparaqitet i pafuqishëm tëkundërveprojë.
Monedha kombëtare LEK rrezikon seriozisht të humbasëhegjemoninë ndaj valutave, duke filluar një proces zhvlerësimi të pakontrollueshëminflacionistdhe pasoja shkatërruese për ekonominë dhe qytetarët.
Rreziqet për ekonominë kombëtare shtohen ndjeshëm për vitin 2026, nëse mbahet parasysh varësia e lartë e financave dhe ekonomisë shqiptare nga flukset e të hyrave informale. Flukset informale financiare, nën goditjet e partnerëve ndërkombëtarë nëpërmjet SPAK pritet të bien ndjeshëm.
Pasojat e parajanë ndjerë në sektorin e ndërtimit me:- rënien e fortë të taksave vendore, stokun e lartë tëpashitur dhe mos fillimin e punimeve në një numër të madh lejesh tëlëshuara.Gjithashtu, sektori i turizmit po shfaq shenja tëpaqëndrueshmërisë.
Prodhimi i brendshëm industrial ka shënuar rënie për të 5-in vit rradhazi. Sektori bujqësor, i dëmtuar rëndë nga përmbytjet, paraqet gjëndjeedhe më të zymtë për vitin 2026.