Vlorë/ 47-vjeçari plagos me kaçavidë 25-vjeçarin, autori arrestohet në flagrancë

Një 47-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi dyshohet se plagosi me mjet të mprehtë një të ri gjatë një konflikti.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen “Isa Boletini”, ku A. L., 47 vjeç, banues në Vlorë, dyshohet se gjatë një sherri për motive të dobëta ka goditur me kaçavidë shtetasin D. Z., 25 vjeç.

I riu ndodhet në spitalin e Vlorës nën kujdesin e mjekëve dhe mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 47 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Isa Boletini”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet të mprehtë (kaçavidë), shtetasin D. Z., 25 vjeç, banues në Vlorë. I dëmtuari po merr mjekim në spitalin e Vlorës dhe është jashtë rrezikut për jetën.