Kompania franceze e IA, Mistral investon 1.4 miliardë dollarë në qendra të dhënash në Suedi

Startupi francez i inteligjencës artificiale ´Mistral AI´ tha të mërkurën se do të investojë 1.2 miliardë euro (1.43 miliardë dollarë) në qendra të reja të dhënash në Suedi.

"Ky investim është një hap konkret drejt ndërtimit të kapaciteteve të pavarura në Evropë, të dedikuara për IA-në," tha Arthur Mensch, CEO dhe bashkëthemelues i Mistral AI, në një deklaratë.

Operatori suedez i qendrave të të dhënave EcoDataCenter do të projektojë, ndërtojë dhe drejtojë infrastrukturën e re, tha në një deklaratë të veçantë.

Kapaciteti i ri kompjuterik në shkallë të gjerë është planifikuar të hapet në Suedi në vitin 2027, dhe do të mbështesë modelet e IA-së të gjeneratës së ardhshme të Mistral, tha EcoDataCenter.

Do të jetë investimi i parë në infrastrukturë i Mistral, jashtë Francës.

Infrastruktura e re kompjuterike është pjesë e një përpjekjeje nga kompania për të mbajtur teknologjinë e saj dhe të gjithë serverët e saj cloud në Evropë, ndryshe nga konkurrentët e saj kryesorë si Open AI me bazë në SHBA. Reuters.