Berisha: Ramës i nxorën kartonin e zi në Bruksel!

Duke ju përgjigjur interesit të gazetave kreu demokrat tha se Rama,  “Është i gatshëm të ndezë Shqipërinë për të mos u dorëzuar tek drejtësia”. “Ramës i nxorën kartonin e zi në Bruksel”, tha Berisha.

Marsi Korreshi, Syri Tv: Z.Berisha, ndërsa ju denonconi dhunën policore, nga qeveria thonë se të dhunuarit janë policia. Kreu i qeverisë, Edi Rama madje ka kërkuar drejtësi për policët e plagosur dhe ndëshkim për protestuesit. Ndërkohë që edhe ministrja e Brendshme, Koçiu, ka bërë një reagim duke u cilësuar ju personalisht si një dhunues përsëritës dhe ka pretenduar se janë kryer akte barbare ndaj policisë. A keni një përgjigje për Ramën dhe Koçiun?

Sali Berisha: Jeni të pashpresë. Kjo është përgjigja ime ndaj tyre.

Largohuni sa më shpejt, jepni dorëheqjen.

Mos mendoni se... unë e di dhe u them shqiptarëve se Edi Rama është absolutisht i gatshëm të ndezë Shqipërinë për të mos u dorëzuar tek drejtësia.

Të dashur qytetare dhe qytetarë, ju lutem ta kuptoni dhe ta mendoni se ky njeri, në qindra dhe mijëra firma, ka kryer krime qindra dhe mijëra krime sepse janë këto firma, të cilat sollën tunelin e Llogarasë, aeroportin e Vlorës, portin e Durrësit.

Janë këto firma të cilat i dhanë Olsi Rams 37 mijë metër katrorë tokë të pronarëve të repartit ushtarak.

Janë këto firma të Edi Ramës, të cilat i dhanë Bolinos së tij 4 mijë metër katrorë tokë të pronarëve në qendër të Tiranës. Me katër vendime me emra.

Janë këto firma të Edi Ramës, me të cilat AKSHI u shndërrua në sipërmarrjen e tij private, në kopshtin e tij privat.

Janë këto firma që u dhanë Troplinëve 5 kulla dhe 12 pallate në tokë publike.

Janë këto firma në qindra vendime që janë vendime krimi.

Ndaj dhe Edi Rama është i gatshëm të bëjë gjithçka dhe të mos dorëzohet tek drejtësia.

Por, ju e patë, shqiptarët e kanë kuptuar, ndaj dhe ishin dje më shumë se kurrë në protestën kundër tij.

Por dje nuk ishte vetëm bulevardi.

Po Brukseli si ishte?

E morët vesh besoj? Ishte kartoni i zi. Mos guxo të bllokosh drejtësinë se integrimi zhbëhet dhe kjo është vetëm njëra masë.

Unë mund t’u them, nuk po ndalem se nuk më takon të komentoj brendinë e takimit, por takim të atillë pothuajse nuk ka ndodhur ndonjëherë.

Pse?

Se edhe aty ka dashur t’i gënjejë, t’i mashtrojë.

Edhe aty është përpjekur të thotë që tani gjykata vendosi kështu, tani ashtu, pra ka menduar se mund t’u shesë gënjeshtrat e veta përfaqësuesve të vendeve kryesore të Europës.

Por kartonin e pa.

Në fakt, ishte i neveritshëm.

Aty e neveriti audiencën shumë, por nuk ia zgjatën.

Kjo është e vërteta.

Unë u them të vërtetën ju.