'Diella' hedh në gjyq Ramën: S'më ke paguar për...
Diella padit kryeministrin Edi Rama në gjyq.
Gjashtë muaj pas emërimit të ministres “Diella”, aktorja Anila Bisha, imazhi dhe zëri i së cilës janë përdorur për t’i dhënë jetë ministres, kërkon të pezullojë ministren më të re të qeverisë.
Në kërkes padinë e daj Bisha kërkon: “Marrjen e masës së sigurimit të kërkesëpadisë, duke urdhëruar palën e tretë që të mos përdorë të dhënat personale (imazh dhe zë) të kerkueses Anila Bisha, që lidhen me krijimin e avatarit të Ministres për Inteligjencën Artificiale, deri në përfundim të procesit giyqësor”.
Kontrata e aktores i hapte udhë vetëm përdorimit të imazhit për shërbimet e e-Albanias.
Kur Diella e e-Albanias u bë Ministre, Bisha, jo vetëm nuk u pyet dhe as nuk iu nënshtrua një procesi të ri kontrate si imazh i Diellës së rritur në detyrë. Përkundër perceptimit të parë, të përdorimit të imazhit dhe zërit, institucionet kanë shkelur jo vetëm të drejtën e autorit por praktikisht, duke e patentuar Diellën, pothuaj i kanë hequr të drejtën aktores Anila Bisha ketë zërin dhe imazhin që ka.
Në dokumentin për sigurimin e kërkesë-padisë, në këtë fazë, Bisha vlerëson se, si rrjedhojë e veprimeve të palës sẽ tretë, asaj i është duke iu shkaktuar një dëm i madh, i menjëhershëm dhe i pakthyeshëm.