Barcelona, dy sulmues të mungojnë në stërvitje para ndeshjes me Atletico-n
Barcelona përballet me dy mungesa të rëndësishme para ndeshjes së parë të gjysmëfinales së Kupës së Mbretit kundër Atletico Madridit. Sipas raportimeve të “El Mundo Deportivo”, sulmuesit Raphinha dhe Marcus Rashford nuk morën pjesë në stërvitjen e grupit të martën, duke ngritur dyshime mbi gatishmërinë e tyre për sfidën e nesërme.
Raphinha qëndroi në palestër për të vijuar rikuperimin nga një dëmtim në aduktor, i cili e detyroi të mungonte në dy ndeshjet e fundit. Pjesëmarrja e tij kundër Atletico-s konsiderohet e pamundur, ndërsa pritet të rikthehet në fushë në përballjen ndaj Girona-s, e cila zhvillohet të hënën e ardhshme.
Për sa i përket Rashford-it, ende nuk dihet arsyeja e mungesës së tij në stërvitje, gjë që lë hapur dyshimet mbi gjendjen e tij fizike dhe pjesëmarrjen në sfidën e Kupës.
Këto zhvillime mund të ndikojnë në skemën sulmuese të trajnerit të Barcelonës për ndeshjen ndaj Atletico-s, ndërsa tifozët mbeten në pritje të konfirmimeve të fundit për gjendjen e futbollistëve.
Barcelona synon të marrë avantazh që në ndeshjen e parë për të ndërtuar një pozicion të favorshëm për kthimin në fushën e saj.