Berisha: Rama kishte përgatitur ekzekutimin e protestuesve paqësorë! Katër prej tyre u qëlluan nga snajperët e Sokol Bizhgës
“Rama kishte përgatitur ekzekutimin e protestuesve paqësorë!”. “Katër prej tyre u qëlluan nga snajperët e Sokol Bizhgës”. Kështu deklaroi kreu i PD gjatë konferencës për shtyp duke e qujtur si antiligjor reagimin e “organizatës kriminale me në krye Edi Ramën ndaj protestuesve paqësorë”.
Berisha: Por në qoftë se kjo ishte madhështia e qytetarëve, revoltës së tyre, kryengritjes së tyre paqësore, i shëmtuar, antiligjor ishte reagimi i narkoqeverisë, i organizatës kriminale me në krye Edi Ramën ndaj protestuesve paqësorë.
Të tmerruar nga urtia dhe qëndrueshmëria e protestuesve, Edi Rama kishte përgatitur skenarin e gjakderdhjes.
Kishte përgatitur ekzekutimin e protestuesve paqësorë në shesh.
Për këtë qëllim ai kishte vënë në komandë, në krye të banditëve me uniformë, kriminelin famëzi Sokol Bizhga, njeriun që dorëzoi tek bandat oficerin e policisë Gjergj Mehmeti që ndodhej në makinë me të.
Dhe ky shpëtoi, kurse atë e dogjën të gjallë banditët në rrugën Sarandë-Gjirokastër.
Gjergj Mehmeti u tradhtua nga një i pabesë që meriton të gjitha dënimet për tradhtinë e tij.
Dhe ky kriminel është sot në pozitat më të larta në policinë e Edi Ramës.
Ky urdhëroi snajperët të qëllojnë katër protestues, të cilët në mënyrë absolute nuk po kryenin asnjë veprim ndaj policëve të rendit.
Jo.
Ilir Tufi, protestues i vazhdueshëm në protestat tona, po filmonte, në një kohë kur e godasin snajperët në ballë.
Goditja me plumba gome në kokë provohet në të shumtën e rasteve vdekjeprurëse.
Tjetër, Luan Lleshi i goditur edhe ai pa asnjë motiv.
Demë Dollapi, i goditur edhe ai në kokë. Me plagë.
Dhe një zonjë.
Pra, janë katër protestues të plagosur, të qëlluar tre prej tyre në kokë, me qëllim eliminimin fizik të tyre.