Aksident në Librazhd - Elbasan, përplasen dy makina

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin nacional Librazhd–Elbasan, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë kanë dalë nga rruga.

Deri në këto momente nuk ka informacion të saktë mbi numrin e personave të lënduar. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet procedurale dhe po punojnë për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit.

Sipas burimeve paraprake, lagështira në asfalt dyshohet të ketë ndikuar në humbjen e kontrollit të mjeteve dhe për pasojë në përplasjen mes tyre.