Mblidhet sot Komisioni i Reformës Territoriale, opozita në sallë për diskutime

Sot, datë 11 shkurt, Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale do të zhvillojë mbledhjen e radhës në ora 14:30, në Sallën e grupeve parlamentare.

Opozita do të marrë pjesë në diskutimet e mbledhjes që do të zhvillohet ditën e sotme, duke kërkuar transparencë dhe pjesëmarrje në vendimmarrje për çështjet që lidhen me reformën territoriale. 

Në axhendë janë disa pika kyçe: miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të datës 11.11.2025, shqyrtimi i projektvendimit për caktimin e sekretarit të Komisionit, miratimi i planit të punës dhe i kalendarit të Komisionit sipas afateve të reja, si dhe shqyrtimi i projektvendimit për emrat e ekspertëve pranë Komisionit. Po ashtu, do të trajtohen edhe çështje të tjera.

Njoftimi:

Datë 11 shkurt, Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale në Republikën e Shqipërisë do të zhvillojë mbledhjen e radhës
- Vendndodhja: Salla e grupeve parlamentare, kati 4
⁠- Ora:14:30

1.Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së datës 11.11.2025.
2.Shqyrtimi i projektvendimit për caktimin e sekretarit të Komisionit.
3.Miratimi i planit të punës dhe i kalendarit të Komisionit, në përputhje me afatet e reja.
4.Shqyrtimi i projektvendimit për miratimin e emrave të ekspertëve pranë Komisionit.
5.Çështje të tjera