GJKKO pranon që Arben Ahmetaj të dëshmojë përmes videove ose audiokonferencë

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e avokatëve të Arben Ahmetajt për të dëshmuar në seancë me audio ose videokonferencë.

Kërkesë e bërë për shkak se ish-zëvendëskryeminsitri nuk ndodhet dhe nuk mund të paraqitet fizikisht në Shqipëri.

Seanca e radhës për dosjen “Buka” do të zhvillohet më 24 shkurt.

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj akuzohet për shpërdorim detyre.