Rama kërcënon gjykatat: Dënoni pa ngurrim protestuesit ... por mos guxoni të prekni Ballukun
Edi Rama bëri një postim të turpshëm në mediat sociale, duke kërcënuar gjykatat që të dënojnë protestuesit e opozitës.
I njëjti person, i cili prej ditësh po kërcënon gjykatat dhe prokurorët që të mos prekin Belinda Ballukun dhe atë indirekt, tani po u bën presion për të dënuar ‘pa ngurrim’ protestuesit.
Në postimin e tij, Rama sulmon sërish me fyerje protestuesit e opozitës dhe vetë opozitën, duke paralajmëruar se do bëjë një farsë zgjedhore edhe më të madhe nëse do jetë në pushtet.
“Këto janë bombat artizanale me të cilat janë sulmuar dhe djegur e plagosur mbrëmë punonjësit e policisë, nga e vetmja parti politike në botën demokratike që ushtron dhunë dhe e dyta në historinë e botës së tërë - pas asaj të famëkeqit Robert Mugabhe të Zimbabves - që i shkon mbrapa një tetëdhjetë e kusur vjeçari të damkosur e të lajthitur!
Uroj që drejtësia të bëjë drejtësi për policët e plagosur dhe të ndëshkojë pa ngurrim bartësit e këtyre armëve me kapacitet vdekjeprurës!
Sa për fatin politik të këtij cikli të ri jashtënxjerrjesh në bulevard, ai do të shkruhet si zakonisht në zgjedhjet e vitit të ardhshëm me një disfatë ende më shembullore se sa të mëparshmet, ndërkohë që ne do të vazhdojmë pa u ndalur rrugën drejt Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian,” shkruan Rama.