Dhuna e policisë në protestë/ Ushtarët e Ilir Prodës arrestojnë qytetarët, shumica minorenë e 18 vjeçare

Pas dhunës represive, jo proporcionale, me gaz lotsjellës, ujë me presion dhe shkopinj gome mbi protestues e deputetët e PD-së pasditen e djeshme gjatë protestës së thirrur nga opozita kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij të korruptuar, policia e shtetit ka shkuar më tej duke ushtruar dhunë dhe forcë për shoqërimin e tyre në komisariat pas protestës.

Sot ushtarët e Ilir Prodës kanë nxjerrë bilancin duke njoftuar se kanë arrestuar 22 protestues, mes tyre 4 adoleshentë.  Të arrestuar të tjerë janë të rinj, të moshës 18 – 30 vjeç. Gjithashtu policia njoftoi se ka proceduar penalisht 4 anëtarë të Partisë Demokratike, dhe sekretarin organizativ si dhe ka shpallur në kërkim një person tjetër.

Këto ndalime janë të paligjshme të paktën sipas vendimit të fundit të gjykatës së Tiranës për protestën e 24 janarit.

U arrestuan
Kreshnik Çeço,
Klodian Bajrami,
Leonid Tusha,
Klejdi Subashi,
Suzana Dimushi,
Ramazan Nuhu,
Florian Nuhu,
Daniel Zeka,
Andrea Kulla,
Fabiol Ahmeti,
Geraldo Demiraj,
Danjel Kulla,
Artur Kadria
Arbri Ujkaj

 

"Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, mbi tubimin e zhvilluar më datë 10.02.2026, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:

-arrestuan në flagrancë shtetasit: K. Ç., 36 vjeç; K. B., 24 vjeç; L. T., 21 vjeç; K. S., 26 vjeç; Xh. V., 18 vjeç; R. N., 28 vjeç; S. D., 48 vjeçe, F. N., 32 vjeç; A. K., 24 vjeç; F. A., 22 vjeç; G. D., 21 vjeç; D. K., 27 vjeç; J. K., 18 vjeç; A. K., 20 vjeç; O. H., 18 vjeç; S. P., 18 vjeç; A. U., 24 vjeç, dhe katër shtetas 17 vjeç, për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës”, “Plagosja e rëndë me dashje”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”;

-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë shtetasin E. K., 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-E. M., sekretar organizativ i Partisë Demokratike, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe “Shtytja e të miturit në krim”;

-B. K., K. B., L. B. dhe F. N., anëtarë të Partisë Demokratike, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Shtytja e të miturit në krim”; 

-u shpall në kërkim shtetasi L. P., 41 vjeç. Po punohet për kapjen e tij" informoi sot policia.