Prokuroria e Vlorës zbarkon në godinën e bashkisë, sekuestron dosjet e kontratat e plazheve 2023 - 2025

Prokuroria e Vlorës dhe sektori i Krimit Ekonomik po heton procedurat e dhënies së kontratave për plazhet nga bashkia e Durrësit.

Gazetari i Syri Tv, Gentian Këllçiu, informon se 2  oficerë të Policisë Gjyqësore janë paraqitur  në ambientet e bashkisë së Vlorës ditën e djeshme dhe me urdhër sekuestro kanë marrë disa dosje pranë Zyrës së Aseteve, të cilat lidhen me periudhën 2023–2025.

Në fokus të verifikimeve kanë qenë kontratat e plazheve dhe Sipërfaqet e lira publike (SLP).