Shërbëtorja e Ramës në Min.Brendshme fyen protestuesit dhe falënderon policinë për dhunën

Pas protestës së opozitës, ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, reagoi me një deklaratë sknadalozë ku jo vetëm që lavdëroi Policinë e Shtetit për dhunën joproporcionale ndaj protestuesve dhe e quajti atë “profesionalizëm dhe maturi”, por edhe sulmoi protestuesit, duke i etiketuar ata si dhunues dhe provokatorë.

Në vend që të adresonte dhunën e pajustifikuar të policisë ndaj qytetarëve, Koçiu zgjodhi të rreshtohet hapur në anën e dhunës, duke anashkaluar skandalet e përsëritura që lidhen me përdorimin e gazit lotsjellës ndaj protestuesve dhe gazetarëve dhe dhunës fizike ndaj një deputeti e protestuesve. Një praktikë e denoncuar më herët edhe nga organizata të të drejtave të njeriut.

Madje, ministrja shkon edhe më tej, duke i falënderuar efektivët për “maturinë”, ndërkohë që dhuna policore nuk kurseu as përfaqësues të mediave, përfshirë gazetarë të huaj që po raportonin nga terreni mbi zhvillimet reale të protestës. Pamjet e shpërndara treguan qartë përdorimin e forcës dhe mjeteve kimike në mënyrë të pakontrolluar.

““Dua ta them qartë! Ata që goditën punonjësit e Policisë nuk janë protestues. Ata janë kriminelë të organizuar. Kur godet me të tilla mjete e bën duke e ditur se pasojat mund të jenë shumë, shumë të rënda.”

Në vend të hetimit të sjelljes së policisë dhe transparencës për përdorimin e mjeteve të ndaluara apo të rrezikshme, reagimi i ministres përforcon perceptimin se dhuna po normalizohet dhe justifikohet nga qeveria, sa herë që qytetarët dalin në rrugë për të protestuar kundër saj.