VIDEO/ Ribery bën karagjozin me gjyqtaren, i zbërthen lidhësen, shihni se çfarë i bën ajo

Një shëtitje ndaj Chemnitzeri në turin e parë të Kupës së Gjermanisë, të fituar 5-0, por ndoshta edhe ndonjë moment relaksi dhe ndonjë shaka disi më i tepruar seç duhej.

Franck Ribery ishte protagonisti i një gjesti mjaft komik, por ndoshta jo shumë sportiv, duke qenë se francezi i Bayern Munchen pati kohë që të “dëfrehej” edhe me gjyqtares Bibiana Steinhauz, e para gjyqtare femër e historisë së Bundesligës.

Ribery, ulet për të pozicionuar topin përpara një goditje dënimi, por në të njëjtën kohë, me dorën e majtë i tërheq lidhëset e njërës prej atleteve gjyqtares Steinhauz.

Ajo e sheh të gjithë momentin dhe i lëshon një goditje prapa koke, duke e kaluar me shumë “fair-play” dhe nuk e ndëshkoi as me karton të verdhë.