VIDEO/ Berisha: Dhuna ndaj deputetit Bledion Nallbati ishte sulm personal ndaj tij

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po shkon në spitalin e Traumës ku ndodhet deputetit Bledion Nallbati.

Duke folur për gazetarët, Berisha u shpreh se, dhuna ndaj deputetit ka qenë sulm personal, pa asnjë shkak.

Prononcimi i kreut të PD, Sali Berisha për gazetarët:

Po shkoj në spital tani, sepse deputeti Bledi Nallbati është në gjendje jo të mirë.

Siç edhe e patë në mënyrë absolute ka qenë një sulm personal ndaj tij, pa asnjë shkak.

Banditët kanë shkuar dhe e kanë goditur.

Pyetje: Keni të dhëna sa protestues janë lënduar.

Sali Berisha: Tani po i mbledhim të dhënat, por tani po shkoj në urgjencë.